Vendosni fjalën kyçe....

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, heqin stolat para Kryeministrisë



Studentët protestues kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke hequr stolat prej guri të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë dhe duke u vënë flakën shilteve.

Siç shihet edhe në pamjet nga protesta, të rinjtë kanë larguar stolat, në një veprim që shoqërohet me refuzimin e tyre për t’u ulur në një tryezë bisedimesh me kreun e qeverisë.

Ky reagim vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa studentët vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.

Protesta ka nisur në orën 10:00 dhe studentëve u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, në mbështetje të kërkesave të tyre. Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.