Ministri Nufi mikpret Atasheun e ri Ushtarak të Turqisë: Angazhohemi për të bashkëpunuar në mbrojtje dhe siguri
Ministri i Mbrojtjes , Ermal Nufi ka mikpritur në një takim Atasheun e ri Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, Kolonel Murat İlhan, gjatë të cilit u ri-konfirmua rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Bariş Ceyhun Erciyes, Ministri Nufi shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Turqisë në modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
Ndër të tjera, ai nënvizoi se: “Arsimimi dhe stërvitja ushtarake mbeten shtylla të rëndësishme të bashkëpunimit tonë, të ndërtuar ndër vite përmes formimit të kadetëve, oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë në institucionet ushtarake turke.”
Palët vlerësuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, përmes investimeve, sipërmarrjeve të përbashkëta, bashkëprodhimit dhe transferimit të teknologjisë, me synim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin e modernizimit dhe kontributin e mëtejshëm në sigurinë rajonale.
Silva Caka nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës
Korçë, nis prerja e pemëve në godinën e shkencave humane, ku pritet të ndërtohet liceu francez
Protesta e 23 tetorit, gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar
- 13:02 Silva Caka nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës
- 12:48 Demo në takimin ndërkombëtar në Itali: Parandalimi i varësive dhe rehabilitimi, përgjegjësi e përbashkët
- 12:47 “Banka e fshehur” e mafias goditet në Itali, 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false dhe 68 milionë euro pastrim parash
- 12:43 Korçë, nis prerja e pemëve në godinën e shkencave humane, ku pritet të ndërtohet liceu francez
- 12:34 Protesta e 23 tetorit, gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar
- 12:32 Një i vrarë dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në periferi të Parisit, Antiterrori nis hetimet