Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë të huaj, 10.7 milionë hyrje në 9 muaj! Rriten edhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit

    Pedagogë e studentë të Mjekësisë në protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën

    “Topi i Artë”, Kane pranon: Familja ime është nervoze, do të doja ta dija rezultatin më herët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë të huaj, 10.7 milionë hyrje në 9 muaj! Rriten edhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit
    Lajmet e fundit

    Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë të huaj, 10.7 milionë hyrje në 9 muaj! Rriten edhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit

    October 23, 2026
    Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë të huaj, 10.7 milionë hyrje në 9 muaj! Rriten edhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit

    Shqipëria vijon të regjistrojë rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj edhe pas muajve kryesorë të sezonit veror. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, në vend janë regjistruar 10.7 milionë hyrje të të huajve, 4.9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit, me një rritje të daljeve prej 6.6% vetëm gjatë shtatorit.

    Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari deri në shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 17.4 milionë hyrje në Shqipëri, nga të cilat 10.7 milionë i përkasin shtetasve të huaj dhe 6.7 milionë shtetasve shqiptarë.

    Krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2025, hyrjet e të huajve janë rritur me 4.9%, ndërsa ato të shqiptarëve me 6%.

    Edhe muaji shtator ka shënuar rritje të lëvizjeve në kufi. Gjatë këtij muaji, në Shqipëri kanë hyrë rreth 2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, 3% më shumë se në shtatorin e vitit të kaluar.

    Nga këto, 1.28 milionë ishin hyrje të shtetasve të huaj, me një rritje prej 2.1%, ndërsa 737 mijë ishin hyrje të shtetasve shqiptarë, 4.5% më shumë se një vit më parë.

    Nga ana tjetër, shqiptarët kanë shtuar edhe udhëtimet jashtë vendit. Vetëm gjatë shtatorit janë regjistruar gati 823 mijë dalje të shtetasve shqiptarë, 6.6% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

    Në total, gjatë nëntë muajve të parë të vitit janë regjistruar rreth 17.5 milionë dalje nga Shqipëria, prej të cilave 6.8 milionë nga shtetas shqiptarë dhe 10.6 milionë nga shtetas të huaj.

    Ndërkohë, në shtator daljet e shtetasve të huaj arritën në 1.3 milionë, duke shënuar një rënie prej 2.8% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në total, daljet nga vendi gjatë këtij muaji arritën në 2.1 milionë, me një rritje prej 0.6%.

    10.7 milionë hyrje ekonomia shqiptare hyrje në Shqipëri instat lëvizjet kufitare statistikat e turizmit turistë në Shqipëri turistë të huaj turizmi ndërkombëtar turizmi në Shqipëri udhëtime jashtë vendit udhëtimet e shqiptarëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë të huaj, 10.7 milionë hyrje në 9 muaj! Rriten edhe udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit

    October 23, 2026

    Pedagogë e studentë të Mjekësisë në protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën

    October 23, 2026

    “Topi i Artë”, Kane pranon: Familja ime është nervoze, do të doja ta dija rezultatin më herët

    October 23, 2026

    Bizneset e dëmtuara nga protestat, Bashkia e Tiranës u pezullon detyrimet fiskale vendore deri në rihapjen e aktivitetit

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.