Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, mbahet në Gjykatën e Tiranës procesi ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit

    Ndryshon atasheu ushtarak i Italisë në Tiranë, ministri Nufi pret kolonelin Valente: Do të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027
    Botë

    Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

    October 23, 2026
    Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

    Bota do të vazhdojë të përballet me pasojat e krizës energjitike të shkaktuar nga lufta SHBA-Iran dhe Rusi-Ukrainë, ndërkohë që qeveritë kërkojnë burime alternative të energjisë dhe forcojnë sigurinë e furnizimit.

    Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka deklaruar se pret që kriza energjetike të vazhdojë deri në vitin 2027.

    “Nuk jam optimist për një normalizim në vitin 2027. Edhe kur përpiqem t’i shoh gjërat me optimizëm, nuk gjej asnjë argument që të më bindë. Kjo krizë do të vazhdojë, në një formë apo në një tjetër, edhe në vitin 2027. Bota do të jetë ende duke u përpjekur të shërojë plagët e saj, kjo, me kushtin që të mos shfaqen plagë të reja”, tha Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

    Deklaratat e Birol erdhën teksa çmimet e naftës janë rritur drejt niveleve të tyre më të larta në pesë muaj.

    Situata në Lindjen e Mesme mbetet e nxehtë, ndërsa rezervat emergjente të naftës në botë janë në nivelet e tyre më të ulëta në dekada.

    Analistët thanë për Al Jazeera se rezervat strategjike globale, duke përjashtuar Kinën dhe Iranin kanë rënë me pothuajse 327 milionë fuçi që nga fundi i dhjetorit 2025.

    Kjo lë në dispozicion vetëm rreth 400 milionë fuçi rezerva të përdorshme në mbarë botën, duke përjashtuar rezervat e Kinës, të cilat ka pak gjasa të eksportohen si dhe rezervat e vendeve të Gjirit, të cilat mund të bëhen të paarritshme nëse ngushtica e Hormuzit mbyllet totalisht.

    Nëse konfliktet përshkallëzohen dhe rrugët e transportit nga Lindja e Mesme mbyllen plotësisht, sipas ekspertëve, rezervat e naftës mund të zgjasin vetëm për disa javë.

    çmimi i energjisë ekonomia botërore energjia elektrike furnizimi me energji kostot e energjisë kriza e energjisë kriza energjitike kriza globale e energjisë parashikimet e ekspertëve siguria energjitike tregu energjitik viti 2027
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

    October 23, 2026

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, mbahet në Gjykatën e Tiranës procesi ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit

    October 23, 2026

    Ndryshon atasheu ushtarak i Italisë në Tiranë, ministri Nufi pret kolonelin Valente: Do të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje

    October 23, 2026

    Fitoi 5 milonë dollarë për disa minuta sfilatë në pistën e Victoria Secret, Kylie Jenner përballet me kritika të shumta

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.