Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama me një tjetër galeri fotosh. Pas publikimit të fotografive të dhjetëra pjesëmarrësve në protesta, Berisha publikon fotot e zyrtarëve të lartë të PS të dënuar apo të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Publikimit të disa të arrestuarve të protestave të dhunshme me fotografi dhe iniciale nga ana e kryeminsitrit Rama, kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj me një tjetër lëvizje nga selia blu.
“Meqë filloi me iniciale, ne do flasim pa iniciale...”, tha Berisha.
Berisha publikoi fotografitë e ministrave, ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste të vënë para drejtësisë, apo në proces hetimi për vepra të ndryshme penale.
“Ky është Saimir Habil Tahiri, anëtar kryesor i organizatës kriminale të Edi Ramës. Ky është Lefter Koka, idioti i dobishëm që e përdorën për të vjedhur 400 milionë euro të djegësave.y është Alqi Bllako, njeriu që me paratë e djegësve i lidhte të atit miliona lekë rrogë. Kjo është Lubi Balluku, anëtare më kryesore e organizatës kriminale të Edi Ramës, e akuzuar vetë për 6 dosje 36 vite burg në bashkëpunim me Palloshin e Gjatë. Ke fytyrë ti të dalësh të përmendësh emra kur je kreu i tyre?”, theksoi Berisha.
Lista e Sali Berishës, shoqëruar me fotografi ishte e gjatë, nga kryetar bashkish, drejtues të niveleve më të larta, deri tek drejtorë të niveleve më të ulëta. Ndërsa paralajmëron se PD do të vijojë të mbështesë protestën.
“PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër tij sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve. Për sa i përket protestës studentore, po, edhe njëherë të them, anëtarët e Forumit Rinor të PD të universiteteve dhe shkollave të larta kanë qenë që në minutën e parë dhe do jenë gjer në minutën e fundit në këtë protestë. Në këtë protestë kanë qenë dhe do jenë të gjithë demokratët, të gjithë drejtuesit, deputetët në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të studentëve”, shtoi Berisha.
R.Xh/E.H/Shqiptarja.com
Ti je pas nji ghe shume te mire qe vidhje vet sa gjithe keshilli i ministeave te tu por lejoje kinkaleeina per ministrat e tu.Ministrat e tu me Rul.Mima ,Bide,Lul Basha e te tjere nuk vidhnin shume por firmosnin per sulltan Saliun me miliona euro.Doni shembuj ;Armo ,Kesh,Gerdeci koncensionet qe gerryen arken e shtetit jo pas por 240 dhe te gjitha te furmosura mbas zgjedhheve te 2913 qe i humbi me 1 milion vota kunder pastaj vrashet e 11Hanarit,Gerdecit ,Trebicka dhe i pa gjeturi Remzi Hoxha.Kaq eshte pak per non graten e USA nbashje ne familjen o largqofsh
PërgjigjuMortjee a Mortjee, o i 12 në përrua o Non Grada i Shqipërisë o vrasës o kriminel i lindur, ti o Komunisti i fundit në Europë që vetëm gjak do o Sërb e rracë Sërbi.
Përgjigju![]()
![]()











Komente
Komento