Jose Mourinho dhe ‘El Clasico’, sfida e portugezit mes historisë dhe aktualitetit Teksa afron gjithnjë e më shumë sfida tejmase e nxehtë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që do të transmetohet në Digitalb, artisti i njohur i rrugës TVBoy surprizoi të gjithë në qendër të kryeqytetit të Katalonjës me një vepër provokuese arti.
Bëhet fjalë për një murales, që paraqet Yamal dhe Kylian Mbappe që shkëmbejnë përqafim dhe një puthje mes tyre.
Ky murales që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe u shndërrua në një atraksion për vetë qytetarët dhe turistët, është një lloj mesazhi nga ana e artistit për promovimin e paqes dhe vëllazërisë sportive dhe respektin reciprok përtej rivalitetit shumë të zjarrtë mes dy tifozerive.
Kjo vepër të bën të mendosh menjëherë muralesin e 2017 të realizuar në Passeig de Gràcia që kishte si protagonistë Lionel Messin e Cristiano Ronaldon dhe simbolizon zyrtarisht nisjen e një epoke të re dhe kalimin e stafetës te dy imazhet e reja të ‘El Clasico’ në Spanjë.
Top Channel