Aktualitet

Demo në takimin ndërkombëtar në Itali: Parandalimi i varësive dhe rehabilitimi, përgjegjësi e përbashkët

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane.

Përmes një njoftimi për mediat të zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se në “fokus të takimit ishte rëndësia e një qasjeje të gjithanshme në luftën kundër drogës, e cila ndërthur sigurinë dhe zbatimin e ligjit me parandalimin e varësive, mbrojtjen e të rinjve dhe mbështetjen për rehabilitimin e riintegrimin në shoqëri të personave që përballen me varësinë”.

“Parandalimi, rehabilitimi dhe riintegrimi përbëjnë elemente thelbësore të një strategjie afatgjatë, me në qendër mbrojtjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për një jetë të shëndetshme e të sigurt”, thekson Demo, në një postim në rrjetet sociale.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.