127 biznese të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, do të mund të kërkojnë të dhënat e përllogaritjeve financiare.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se si do të operohet për drejtuesit e bizneseve në këtë rast.
“Biznesi juaj është dëmtuar & aktiviteti është ndërprerë?! Formalizo pezullimin dhe deklaroje atë edhe pranë strukturave vendore!
📌 Për informacion mbi përllogaritjen e detyrimeve vendore shkruaj tek taksat@tirana.al ose vizito sportelet tona!”, njofton Bashkia e Tiranës.

