Rama publikon videon: “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”

23 Tetor 2026 | 14:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte një video nga protesta para Kryeministrisë, pak pas komunikimit të tij me mediat, duke vënë sërish në pikëpyetje identitetin e protestuesve dhe duke i akuzuar se synojnë të krijojnë rrëmujë.

“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”, shkruan Rama mbi videon e publikuar në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara nga kryeministri shfaqen të rinj me kapuçë përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre duken duke rrëzuar ulëset prej betoni, ku Rama ka vendosur çdo mëngjes ftesat e tij për dialog me protestuesit.

Publikimi vjen në ditën e 11-të të bojkotit në universitete dhe protestave studentore, ndërsa Rama ka vijuar të kundërshtojë pretendimin se lëvizja përfaqëson studentët dhe pedagogët, duke e lidhur atë me akte dhune dhe kaos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Silva Caka nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës

Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, ka folur nga Korça për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit, si dhe për qëndrimin e kryeministrit...
13:02 | 23/10/2026

Protesta e 22 tetorit në Tiranë! Gjykata liron 11 të arrestuar, për 9 të tjerë caktohet detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për 20 personat e arrestuar në lidhje me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke vlerësuar si të paligjshëm arrestimin...
12:21 | 23/10/2026

Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: E kam mesataren 10

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë u mblodhën të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete. Në një deklaratë...
11:55 | 23/10/2026