Saturday / October 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Inflacioni pa përfshirë ushqimet ulet për tretin muaj radhazi, efekti nga qiratë

Share Share Icon

Inflacioni bazë pësoi rënie për të tretin muaj radhazi në shtator.

Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni vjetor bazë u ul në 2.37%, nga 2.78% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë për të dytin muaj ishte në rënie edhe me bazë vjetore, duke zbritur poshtë nivelit prej 3.07% ku kishte qenë një vit më parë.

Për herë të parë pas shumë vitesh, inflacioni bazë është stacionuar prej tre muajsh poshtë nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për shtatorin shënoi nivelin 2.9%.

Rënia e inflacionit bazë në muajt e fundit ka qenë e lidhur sidomos me efektin e bazës krahasuese të nëngrupit të qirave, i cili ka dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e inflacionit bazë në vitet e fundit. Nw muajin shtator, inflacioni për këtë nëngrup ra në 3.3%, nga 6.6% që kishte qenë një vit më parë. Rënia duket të jetë e lidhur me mbylljen e ciklit 12-mujor, duke qenë se prej sezonit veror 2025 inflacioni i këtij grupi kishte shënuar një përshpejtim të ndjeshëm.

Nën-shporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Ai është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto pësoi rënie të ndjeshme për të dytin muaj radhazi. Për shtatorin, ky tregues zbriti në nivelin në 2.23%, nga 2.85% që kishte qenë në gusht. Edhe inflacioni bazë neto i është kthyer rënies vjetore, nga niveli prej 3.4% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në shtator 2026 ra në nivelin 2.21%, nga 2.8% që kishte qenë në gusht dhe gjithashtu në rënie prej nivelit 3.28% ku qëndronte një vit më parë.

Ulja e inflacionit bazë për momentin i ka lehtësuar presionet më të qëndrueshme inflacioniste mbi ekonominë. Megjithatë, rreziqet inflacioniste ngelen të larta, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, si rezultat i tensioneve gjeopolitike globale.

Çmimet e larta të produkteve energjetike për periudha të gjata kohore, siç po ndodh qysh prej marsit të këtij viti, ka të ngjarë të përcillen më tej në kostot e prodhimit dhe të shtrijnë efektin në rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve gjatë muajve në vijim.

Deri tani, presionet e jashtme inflacioniste vlerësohet se mund të jenë amortizuar pjesërisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi pas mbledhjes së këtij muaji se një rritje e normave të interesit po bëhet gjithnjë e më e mundshme. / E.Shehu

Burimi: BSH

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

“Qeveria po përpiqet të fitojë kohë, por protestat do të rikthehen”

Flet Ermal Hasimja, Politolog dhe pedagog   Qeveria po përpiqet të fitojë kohë përballë protestave, por kjo strategji nuk pritet të sjellë zgjidhje...

4 hours më parë 5 Min Lexim

Kosova investon më shumë në Shqipëri se anasjelltas  

Kompanitë e Kosovës po investojnë dukshëm më shumë në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, inv...

4 hours më parë 8 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!