Turizmi në Shqipëri vijon të ruajë ritme pozitive rritjeje edhe pas mbylljes së sezonit kryesor veror.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë muajit shtator 2026, territorin e Shqipërisë e kanë vizituar në total mbi 2 milionë e 24 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 3% krahasuar me shtatorin e një viti më parë.
Edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë gjatë shtatorit ka arritur në mbi 1 milion e 286 mijë, duke u rritur me 2,1%.
Ndërkohë, sa i përket bilancit 9-mujor, nga janari deri në shtator, Shqipëria ka mirëpritur rreth 10,7 milionë vizitorë të huaj, çka përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 4,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të INSTAT turistët nga vendet europiane përbëjnë shumicën e turistëve që vijnë në vendin tonë.
Sipas INSTAT në strukturat hoteliere sidomos për muajin Gusht, shumica e atyre që që u akomoduan vijnë nga Kosova duke përbërë rreth 17 % të totalit të vizitorëve, më pas renditen ata nga Polonia me 12 %, tursitët nga Italia përbëjnë 10 % të turistëve të huaj.
Ndërsa vizitorë nga Franca dhe Gjermania përbëjnë përkatësisht 8 % dhe 7 % të vizitorëve të huaj në vendin tonë.












