Saturday / October 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kosova

Kosova e varur nga mallrat e huaja: 643 mln euro importe, vetëm 109 mln euro eksporte në shtator

Share Share Icon

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 534,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 520,5 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 17,0 %.

 

Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 643,4 milionë eurosh gjatë muajit shtator 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në 109,4 milionë euro.

Si rrjedhojë, deficiti tregtar ka kapur vlerën prej 534 milionë eurosh, duke shënuar rritje prej 2,6 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, kur kishte qenë 520,5 milionë euro.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave gjatë shtatorit 2026 është rritur për 27,5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Megjithatë, edhe importi ka vazhduar të rritet, duke regjistruar një rritje vjetore prej 6,1 për qind.

Pavarësisht rritjes më të shpejtë të eksporteve, vlera e mallrave të importuara vazhdon të jetë shumë më e lartë se ajo e mallrave të shitura jashtë vendit. Sipas ASK-së, eksportet në shtator kanë mbuluar vetëm 17 për qind të importeve, që nënkupton se për çdo 100 euro mallra të importuara, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej vetëm 17 eurosh.

Në vlerë monetare, diferenca ndërmjet importeve dhe eksporteve gjatë këtij muaji ka arritur në 534 milionë euro, duke dëshmuar hendekun e vazhdueshëm ndërmjet mallrave që Kosova blen nga tregjet e jashtme dhe atyre që arrin t’i shesë në tregjet ndërkombëtare.

Sa i përket strukturës së eksporteve, metalet bazë dhe artikujt prej tyre kanë përbërë 24,3 për qind të eksporteve të përgjithshme. Pas tyre renditen produktet minerale, me 17,1 për qind, plastika, goma dhe artikujt prej tyre, me 10,3 për qind, si dhe ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, me 10,1 për qind. Artikujt e ndryshëm të prodhuar kanë përbërë 6,9 për qind të eksporteve.

Në anën tjetër, struktura e importeve tregon se produktet minerale kanë pasur pjesëmarrjen më të madhe, me 19,8 për qind të importeve të përgjithshme. Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani kanë përbërë 11,8 për qind, mjetet e transportit 11,2 për qind, ndërsa makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike 11,1 për qind. Metalet bazë dhe artikujt prej tyre kanë përbërë 10,1 për qind të importeve.

Sipas të dhënave të ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian gjatë shtatorit 2026 kanë arritur në 34,2 milionë euro, që përbën rreth 31,3 për qind të eksporteve të përgjithshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, eksportet në këtë grup vendesh janë rritur për 22,1 për qind.

Ndër partnerët kryesorë të Kosovës për eksport në Bashkimin Evropian janë Gjermania, me 9,8 për qind të eksporteve të përgjithshme, Holanda me 2,7 për qind dhe Bullgaria me 2,3 për qind.

Ndërkohë, importet nga vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur në 281 milionë euro, duke përbërë 43,7 për qind të importeve të përgjithshme. Sipas ASK-së, importet nga ky grup vendesh janë rritur për 12,7 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës edhe në aspektin e importeve, me pjesëmarrje prej 12,5 për qind. Pas saj renditen Greqia, me 6,5 për qind, dhe Italia, me 4,4 për qind.

Vendet e CEFTA-s kanë përbërë grupin kryesor të destinacioneve të eksporteve të Kosovës gjatë shtatorit. Sipas ASK-së, eksportet drejt këtyre vendeve kanë arritur në 55,6 milionë euro, ose 50,8 për qind të eksporteve të përgjithshme, duke shënuar rritje prej 36,8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shqipëria ka qenë partneri kryesor i Kosovës për eksport brenda këtij grupi, me 25,3 për qind të eksporteve të përgjithshme. Pas saj renditet Maqedonia e Veriut, me 13,9 për qind, Mali i Zi me 5 për qind dhe Serbia me 4,5 për qind.

Në anën e importeve, Kosova ka blerë mallra nga vendet e CEFTA-s në vlerë prej 86,7 milionë eurosh. Kjo shumë përbën 13,5 për qind të importeve të përgjithshme dhe shënon rënie prej 1,2 për qind në krahasim me shtatorin e vitit 2025.

Maqedonia e Veriut ka pasur pjesëmarrjen më të madhe në importet nga ky grup, me 6,2 për qind të importeve të përgjithshme. Shqipëria dhe Serbia kanë pasur pjesëmarrje prej 3 për qind secila.

Pjesa tjetër e tregtisë së jashtme përfshin vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s. Eksportet e Kosovës drejt këtyre vendeve kanë arritur në 19,6 milionë euro, që përbën 17,9 për qind të eksporteve të përgjithshme.

Ndër partnerët më të rëndësishëm për eksport nga ky grup janë Zvicra, me 8 për qind të eksporteve të përgjithshme, dhe Turqia, me 3,6 për qind.

Importet nga vendet e tjera kanë arritur në 275,7 milionë euro, ose 42,8 për qind të importeve të përgjithshme. Kina është një nga burimet kryesore të mallrave të importuara, me pjesëmarrje prej 15,2 për qind, ndërsa Turqia përbën 10,5 për qind të importeve të përgjithshme.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Çfarë studiojnë të rinjtë në Kosovë? Prijnë biznesi, administrata dhe ligji, bujqësia e fundit

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin akademik 2025/2026 tregojnë se biznesi, administrata dhe ligji janë fushat që kanë tërhe...

5 days më parë 6 Min Lexim

Bizneset e Kosovës investuan 1.54 miliardë euro në vitin 2025, ndërtimi mori mbi 53% të tyre

Ndërmarrjet në Kosovë investuan mbi 1.54 miliardë euro gjatë vitit 2025, me pjesën më të madhe të mjeteve të orientuara në ndërtim dhe makineri e p...

Oct 16, 2026 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!