Një sulm me armë zjarri pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor, la të plagosur pesë persona, dy prej tyre në gjendje kritike. Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat e rajonit, të plagosurit dyshohet se janë ushtarë izraelitë.
Përplasja me armë zgjati rreth 20 minuta dhe përfundoi me vrasjen e dy sulmuesve, të cilët dyshohet se ishin palestinezë.
Pas ngjarjes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se kishte udhëzuar forcat e sigurisë të vendosnin menjëherë një kordon sigurie rreth Hebronit dhe të përgatiteshin për një bllokadë të plotë të Bregut Perëndimor.
“Do t’i ndjekim terroristët e Hamasit dhe ata që i mbështesin kudo dhe në çdo kohë”, deklaroi Netanyahu.
Ai gjithashtu anuloi angazhimet e tij politike pas sulmit, ndërsa ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, bëri thirrje për shpërbërjen e Autoritetit Palestinez.

