Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bie edhe financimi i Iranit në protestë, deklarata e Lapajt dhe dokumentat për Llanajn

23/10/2026
Bie edhe financimi i Iranit në protestë, deklarata e Lapajt dhe dokumentat për Llanajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ish-ushtarakun Ergys Llanajn, anëtar kryesie i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’.
Në reagimin e tij, Lapaj kundërshton pretendimet e Ramës për precedentë penalë dhe lidhje të mundshme të Llanajt me Iranin, duke iu referuar vendimeve gjyqësore lidhur me dy arrestimet e tij gjatë vitit 2026.



Sipas Lapajt, më 4 janar 2026, Llanaj u arrestua së bashku me tre drejtues të tjerë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Ai thekson se gjykata i vlerësoi arrestimet si të paligjshme dhe se, me vendimin nr. 3488 Akti, datë 28 shtator 2026, u vendos pushimi i procedimit penal, me arsyetimin se fakti penal nuk ekzistonte.
Lapaj i referohet edhe arrestimit të dytë të Llanajt, më 18 tetor 2026, duke deklaruar se edhe në këtë rast gjykata e vlerësoi arrestimin si të paligjshëm.
“Në vend që të kërkojë falje për veprimet e policisë së tij, Kryeministri zgjedh të hedhë akuza të reja. Nëse disponon prova për shkelje të ligjit, le t’ua paraqesë institucioneve kompetente”, shprehet Lapaj në reagimin e tij.
Kreu i “Shqipëria Bëhet” vë në dukje gjithashtu karrierën e Llanajt në ushtrinë shqiptare, ku ai ka shërbyer për 18 vite, si dhe formimin e tij akademik, duke theksuar se ka tre mastera shkencorë, gradën doktor dhe titullin avokat.
Lapaj e cilëson të papranueshme përdorimin e akuzave publike ndaj një qytetari, ndërsa kërkon që pretendimet për lidhje me Iranin të mbështeten me prova.

Në përfundim të reagimit, ai thekson se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të vijojë protestat dhe kundërshtimin ndaj qeverisë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet përballë arrestimeve dhe asaj që e cilëson si përpjekje për intimidim të protestuesve.a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

23/10/2026
SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë

23/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

23/10/2026
SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.555 artikuj gjithsej