Mbi 150 mijë mbështetës të Listës Studentore u mblodhën në sheshin “Slavija” në Beograd, në tubimin e fundit elektoral përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Mbështetja masive për studentët shihet si një nga sfidat më të mëdha ndaj pushtetit të Aleksandar Vuçiçit në 12 vitet e fundit.
Lëvizja studentore u krijua pas shembjes së tendës së stacionit të trenit në Novi Sad, në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona. Tragjedia nxiti muaj të tërë protestash kundër qeverisë. Tashmë, studentët garojnë me një listë prej 250 kandidatësh, ku përfshihen pedagogë, aktorë, fermerë dhe një reper i njohur.
Sipas një sondazhi të publikuar më 20 tetor nga New Serbian Political Thought, Lista Studentore kryeson me 44.5% të mbështetjes, përballë 42.7% të Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit.
Parashikimet politike mbeten në favor të presidentit dhe strukturës së tij politike. Zgjedhjet pritet të përcaktojnë jo vetëm forcën e lëvizjes studentore, por edhe të ardhmen e dominimit politik të Vuçiçit në Serbi.
