Të shtëna me armë në periferi të Parisit/ Një i vrarë dhe katër të plagosur, mes tyre një 12-vjeçar Autoritetet polake kanë pezulluar përkohësisht fluturimet në dy aeroporte në lindje të vendit, pas sulmeve ruse me dronë në Ukrainën perëndimore. Sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në gatishmëri.
Polonia ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte, ndërsa avionët luftarakë janë aktivizuar për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore, pas sulmeve ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore.
Sipas mediave të huaja, aeroportet e Lublinit dhe Rzeszówit pezulluan operacionet për t’i lënë hapësirë veprimeve të aviacionit ushtarak. Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake bëri të ditur se sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët e zbulimit janë vënë në gatishmëri.
Autoritetet theksuan se masat janë parandaluese dhe synojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të kërcënuara nga sulmet.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa vendet e krahut lindor të NATO-s po mbajnë në gatishmëri sistemet e tyre të mbrojtjes.
Sipas raportimeve, fluturimet në aeroportet e Lublinit dhe Rzeszówit u rikthyen pas pezullimit të përkohshëm. Autoritetet polake nuk raportuan shkelje të hapësirës së tyre ajrore gjatë këtij episodi.
Top Channel