Është shtyrë për me 16 nëntor seanca paraprake ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë e ndodhur brenda sallës së gjyqit më 6 tetor të vitit të shkuar. Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti veprimet hetimore të kryera deri më tani, ndërsa palët mbrojtëse parashtruan kërkesat e tyre. Shtyrja e seancës erdhi pas kërkesave të palës mbrojtëse. Avokati i Ervis Shkambit kërkoi të njihej me regjistrimin audio të seancës paraprake të zhvilluar më 6 tetor, ndërsa avokatët e xhaxhait të tij Gjon Shkambit kërkuan akses në aktet hetimore që lidhen me klientin e tyre. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërkoi që procesi gjyqësor të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.