Plagosja e 3 të miturve në Has, policia jep detajet: Shkak një konflikt për motive të dobëta! Në pranga 2 persona

23 Tetor 2026 | 15:14

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të premte në Has. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje.

Si pasojë e një konflikti, një i mitur ka plagosur me bixhak tre bashkëmoshatar të tij. Dy prej të plagosurve janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar. Policia ka vënë në pranga autorin si dhe një të mitur tjetër i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.

“Has/Informacion paraprak Më datë 23.10.2026, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (bixhak) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës (bixhak). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr me thika mes adoleshentëve në Has, 3 të plagosur

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në Has. Sipas informacioneve të para, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të...
14:18 | 23/10/2026

Protestat, Berisha: Raporti është të paktën 15 protestues të plagosur me 1 polic të plagosur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për mediat, teksa ka folur mbi bilancin e të lënduarve nga protestat e dhunshme në...
13:22 | 23/10/2026

Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iliazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur....
13:21 | 23/10/2026