Tre protesta nesër në Tiranë, gazetarja: Pedagogët, studentët dhe PD-ja në tubim
Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme.
Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, protesta e parë do të nisë me pedagogët, të cilët do të mblidhen jashtë oborrit të Universitetit Politeknik në orën 10:00 dhe më pas pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, në orën 12:00, Partia Demokratike ka njoftuar gjithashtu protestën e saj kombëtare, e cila zhvillohet në mbështetje të studentëve.
Ndërsa në orën 11:00 ose 12:00 pritet të nisë protesta e studentëve të Mjekësisë të mbështetur dhe nga grupime të tjera studentësh, të cilët do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të tria protestat janë njoftuar të jenë paqësore, ndërsa të shtunën pritet të shihet se si do të zhvillohen protestat dhe çfarë dinamike do të marrin.
Plagosja e 3 të miturve në Has, policia jep detajet: Shkak një konflikt për motive të dobëta! Në pranga 2 persona
Sherr me thika mes adoleshentëve në Has, 3 të plagosur
Protestat, Berisha: Raporti është të paktën 15 protestues të plagosur me 1 polic të plagosur
- 15:28 Trupat ukrainase raportojnë probleme të vazhdueshme me Starlink
- 15:19 Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?
- 15:17 Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë
- 15:14 Plagosja e 3 të miturve në Has, policia jep detajet: Shkak një konflikt për motive të dobëta! Në pranga 2 persona
- 15:10 Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë
- 14:47 Zbulohet mesazhi i fundit i Diogo Jotas për bashkëshorten para aksidentit tragjik