Lajmi i fundit

LIVE/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon protesta para Kryeministrisë

Fëmijët e prangosur e të shtrirë te Ministria e Arsimit/ Dervishi: Mësim praktik… Kush e urdhëroi?

15:25, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me pamjet shqetësuese të të rinjve të prangosur dhe të shtrirë përtokë, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat dhe vendin ku janë filmuar.

Dervishi kërkon sqarime mbi rrethanat e ngjarjes, duke ngritur pyetjen se kush e ka urdhëruar këtë veprim dhe kush do të mbajë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Shënim: KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE!

Kjo video nuk promovon, nxit apo justifikon dhunën në asnjë formë.

Ajo publikohet ekskluzivisht për qëllime informimi, dokumentimi dhe ndërgjegjësimi publik mbi pretendimet për përdorim të paligjshëm të forcës dhe trajtim poshtërues të të rinjve.

Publikimi  synon të nxisë hetimin, identifikimin e përgjegjësve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

POLICIA THOTË TË VËRTETËN?!

Policia kishte të drejtë kur mohoi më 16 tetor, se pamjet e të rinjve të prangosur, të shtrirë përtokë dhe të poshtëruar ishin filmuar në ambientet e komisariateve.

Pamjet rezulton se janë regjistruar në godinën e Ministrisë së Arsimit!

Një mësim praktik për të rinjtë se si funksionojnë institucionet e shtetit.

Tani mbetet vetëm të mësojmë pse policia e dha këtë mësim, me urdhër të kujt dhe kush do të mbajë përgjegjësi?

P.S. Video në koment

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco