• Kontakt
Friday, October 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

‘Rama po përdor frikën për të inkriminuar protestën’, Gjokutaj: I delegjitimuar për dialog

15:58 : 23/10/2026
në Lajmet e Dites

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se publikimi i të dhënave personale të protestuesve nga kryeministri Edi Rama cenon privatësinë dhe prezumimin e pafajësisë.

Duke folur në Syri Tv, sipas Gjokutajt, përdorimi i inicialeve dhe publikimi i fotografive nuk e përjashtojnë shkeljen kur personi mund të identifikohet, ndërsa paralajmëroi se kjo praktikë mund të përdoret për të përhapur frikë dhe panik te qytetarët dhe për të inkriminuar protestën.

Gjokutaj theksoi se personat e prekur mund t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për dëmin moral ose të ndjekin rrugën ligjore në rastet e fyerjes dhe shpifjes, sipas rrethanave.

Ai nënvizoi se protesta nuk mund të privatizohet nga askush dhe se kërkesa kryesore e saj është dorëheqja e kryeministrit, duke kundërshtuar që Rama të përdorë të dhënat personale të protestuesve apo të ofrojë dialog në kushtet që, sipas tij, është i delegjitimuar politikisht.

Pjesë nga intervista:

Lexo edhe:

Ish-deputeti Azgan Haklaj: Berisha dhe Rama po bashkëpunojnë për të kontrolluar protestën

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

Unë jam krejt i sigurt që kryeministri as nuk e ka idenë e këtyre deklaratave që ai bën. Është një set i tërë legjislativ, i cili ndalon mënyrën e të sjellurit jo vetëm nga kryeministri, por nga cilido që disponon një të dhënë personale, sepse këtu kemi të bëjmë me shkelje dhe me mbrojtje të të drejtave personale të një shtetasi. E drejta personale e një personi është një e drejtë që mbrohet me ligj.

Jo vetëm thjesht e dhëna personale, por edhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut ka sanksionuar që nuk mund të jepet asnjë e dhënë personale, për sa kohë që ajo i identifikon personat, pra të çon te personi. Kjo është shkelja e parë.

E dyta lidhet me këtë: është problemi i prezumimit të pafajësisë. Është një standard procedural kushtetues, por edhe në bazë të të drejtave të njeriut që thashë, e ka Strasburgu. Ka një praktikë të konsoliduar.

Dhe kjo situatë ka zgjidhje, në kuptimin që subjekti i drejtohet gjykatës administrative për një dëm moral apo i drejtohet gjykatës penale në rastin e fyerjes apo në rastin e shpifjes.

Kryeministri e përdor me iniciale, nxjerr dhe fotografinë e tij, duke mbuluar edhe sytë. Është në kundërshtim me ligjin që ju thashë, në lidhje me këtë veprim të tij.

Ndalohen edhe inicialet. Policia mund të referojë që u ndaluan tre veta, për shembull, vetëm në rastin kur ka interes publik, për shembull, kur gjykata vetë, në vendim, e kupton, e shpall të formës së prerë dhe e bën publik vendimin, apo kur vetë subjekti vetëidentifikohet dhe thotë: “Shikoni, unë sot, filani, jam dhunuar në filan rrugë nga kjo skuadër policie”, etj., etj. Pra, bën vetë identifikimin me vullnet të plotë, por në asnjë mënyrë nuk mund t’i cenohet privatësia e tij në pikëpamje të të dhënave personale.

Por shqetësuese në këtë rast është që gjëra të rafinuara për një shtet si Shqipëria, nën shtetin e Ramës, janë vogëlsira. Ai as i merr fare në konsideratë, sepse problemi është që këto nuk janë në funksion të një shkeljeje të ligjit formal, por janë në funksion të panikut dhe të frikës që do të ngjallë në publik: “Ne dimë gjithçka për ju dhe, po nuk e ditëm, ne jua sajojmë. Ju jeni të rrezikuar, sepse jeni me precedent penal.” Dhe qëllimi final është inkriminimi i protestës.

Protestën nuk e privatizon dot askush dhe, për më tepër, ndërkohë që asnjë person, pa u dënuar nga gjykata, nuk mund të dalë i pafajshëm dhe pasi ka kryer dënimin, pra është i dënuar, ajo që duhet vënë në dukje është fakti që kryeministri i narkoshtetit përmendi një gjë të një studenti të paqenë për veprën penale të shpërndarjes së narkotikëve, etj., etj. Kjo është një ironi e fatit, tragjedi dhe komedi bashkë, ndërkohë që ai, në krah të tij, ka ministrat, gjithë administratën, gjysma në burg, gjysma nëpër zyra, por që edhe këta janë prestanome të investimeve apo të trafikut të drejtpërdrejtë të narkotikëve.

Kjo është shumë fyese për protestën, në radhë të parë, dhe ai duhet ta dijë mirë, ky kryeministër akoma në detyrë, se protesta nuk ka kërkesa të një lloji ekonomik. E vetmja kërkesë, nga e cila burojnë të gjitha kërkimet e tjera për problemet që mund të kenë, është dorëheqja e kryeministrit. Dhe kryeministri është i delegjitimuar që të bëjë oferta për dialog apo të japë të dhëna për protestuesit.

Etiketa: Edi Ramagjokutajprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-deputeti Azgan Haklaj: Berisha dhe Rama po bashkëpunojnë për të kontrolluar protestën

15:44 : 23/10/2026
AKTUALITET

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

15:06 : 23/10/2026
AKTUALITET

“Dorëheqja e kryeministrit, e panegociueshme”/ Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!

14:36 : 23/10/2026
AKTUALITET

Rama si “polic morali” në Regjimin e Ajatollahëve

14:13 : 23/10/2026
AKTUALITET

Rama e nxori me precedent penal dhe me lidhje me Iranin, Lapaj për ish-ushtarakun: Gjykata i shpalli arrestimet të paligjshme

14:09 : 23/10/2026
AKTUALITET

Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:29 : 23/10/2026

TË GJITHA

‘Rama po përdor frikën për të inkriminuar protestën’, Gjokutaj: I delegjitimuar për dialog

15:58 : 23/10/2026

Disa tërmete të forta godasin Italinë, evakuohen disa shkolla

15:54 : 23/10/2026

Ish-deputeti Azgan Haklaj: Berisha dhe Rama po bashkëpunojnë për të kontrolluar protestën

15:44 : 23/10/2026

Dhuna në kopsht/ Nëna goditi edukatoren në Fier, policia heton edhe dyshimet për dhunë ndaj fëmijës

15:43 : 23/10/2026

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë € me SHBA

15:28 : 23/10/2026

Policia jep detaje, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:18 : 23/10/2026

Zhupa: Propaganda e Ramës s‘pi më ujë! Studentët nuk i besojnë më premtimet

15:06 : 23/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com