Aktualitet

Tensione gjatë tubimit në Tiranë, arrestohet protestuesi, shpallet në kërkim një tjetër!

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet.

Si pasojë e përplasjeve, një punonjës policie ka mbetur i dëmtuar.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personi i arrestuar dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre dhe të institucioneve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë.

Ndërkohë, një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një punonjës policie gjatë tubimit të zhvilluar dy ditë më parë.

LEXO EDHE: “Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në mbështetje të protestës

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje, është arrestuar 1 shtetas, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre dhe të institucioneve. Si pasojë, u dëmtua 1 punonjës policie.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim 1 shtetas, pasi ka goditur me sende të forta një punonjës policie gjatë tubimit të zhvilluar 2 ditë më parë“, njofton policia.

LEXO EDHE: “Fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin! ”/ Fuga kundër krahasimeve të protestave: Ku kërkesat e studentëve francezë e evropianë dhe ku protestuesit te ne

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.