Për mjekun Erion Dasho, situata në Shqipëri ka qenë aq e pashpresë në 13 vite qeverisje të socialistëve sa ka arritur në pikën e vlimit për qytetarët dhe studentët.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, Dasho shprehu optimizën për nisjen e protestave në Shqipëri, pasi kjo tregon se studentët, pedagogët dhe profesionistët e tjerë kanë vrarë frikën.
Dasho theksoi se qeveria duhet të dorëhiqet sa më parë, pasi kryeministri tregoi se nuk njeh limite, teksa iu referua njollojes së figurës së studentit ekselent të mjekësisë.
Madje, Dasho sugjeroi që studenti ta padisë kryeministrin për shpifje dhe prishje të imazhit, e t’ia dorëzojë atë organeve të drejtësisë.
I shikoj me optimizëm, tashmë protesta ka vrarë frikën. Ka qenë një situatë e pashpresë, kur flisja me miq në Shqipëri arrinte deri aty sa që kam dëgjuar gjëra që si kam imagjinuar asnjëherë. Jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për banorë në Evropë. Të arrijë pushteti që të terrorizojë mjekët, tregon që sistuata është e pashpresë e kishte arritur në pikën e vlimit.
Protestat u bënë të dhunshme, sepse i gjithë tensioni i 13 viteve pushtet në pikën e diktaturës do shpërthentë një ditë. Më vjen mirë që pedagogët, mjekët e profesionistët e tjerë vrasin frikën dhe i tregojnë qeverisë së koha e frikës ka marrë fund. Një ditë e më parë të japin dorëheqjen, do jëtë mirë për ata vetë dhe për shqiptarët.
Kjo është paturpësi, mashtrim i hapur që i bëhet opinionit publik. Të paraqesësh një student ekselnet si kriminel, tregon se qeveria ka tejkaluar çdo lloj etike dhe mënyrë se si reagon një qeveri. Pafytyrësi e qeverisë, shkelje flagrante e ligjeve evropiane.
Është situatë gjeopolitike që favorizon integrim dhe qeveria po e shfrytëzon. BE ka rregulloren për ruajtjen e të dhënave për publikimin e tyre, sidomos kur bëhen për linçimin e personave. Rama ka shkelur etikën, rregullat e komunikimit, ligjet evropiane që Shqipëria duhet t’i njesojë. Tregon që është një qeveri që pasi ka tejkaluar tolerimet që qytetari mund t’i bëjnë një qeveri, tregon format antiligjore që të marrin ndëshkimin e merituar nga protestuesit dhe organet e drejtësisë.
I rekomandoj kolegur të ri dhe avokatëve ta asistojnë që të padisë Ramën për prishje imazhi dhe fyerje, të paguajë edhe për këtë krim. Sjqiptarët të mësohen se ashkush s’mund të njollosë imazhin, studenti duhet të mos e falë dhe ta çojë para drejtësisë kryeministrin për dëmin që si ka shkaktuar.
© SYRI.net
Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë, që ta përdorë këtë si justifikim për ta ndaluar
Eurodeputetja Strolenberg përgënjeshtron Ramën: Nuk ju ndalohet hyrja në BE!
'Rama po përdor frikën për të inkriminuar protestën', Gjokutaj: I delegjitimuar për dialog, kërkesa është dorëheqja e tij