Sport

Andi Hadroj transferohet te rivalët e Partizanit

Andi Hadroj është lojtari më i ri i Vllaznisë. Palët sapo kanë shtrënguar duart, duke e bërë transferimin e parë me trajnerin Çaba Laszlo në krye.

Hadroj nuk u prezantua nga Dinamo një muaj më parë, vetëm për shkak të kohëzgjatjes së kontratës. Palët nuk ranë dakord dhe ndanë përfundimisht rrugët në momentin e firmës.

Lojtari i Kombëtares blindon krahun e djathtë të mbrojtjes te Vllaznia. Për herë të fundit kujtojmë se pati eksperiencën me Polisian në Ukrainë.

27 vjeçari e ka kaluar kohën më të gjatë në karrierë te Partizani. Aty ku regjistronte 111 paraqitje.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.