Protestat masive në Francë shtyjnë ndeshjen PSG-Lyon

23 Tetor 2026 | 17:31

Ndeshja ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Lyonit, e planifikuar të zhvillohej të dielën në kuadër të Ligue 1, është shtyrë për të hënën për shkak të protestave dhe rrezikut të dhunës në kryeqytetin francez.

Liga Franceze e Futbollit njoftoi se vendimi është marrë pas kërkesës së policisë, e cila ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet të dielën, në mënyrë që forcat e sigurisë të angazhohen në menaxhimin e protestave.

“LFP-ja merr në konsideratë vendimin e policisë që ndalon zhvillimin e ndeshjes ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Lyonit të dielën në orën 20:45 dhe ka vendosur që ndeshja të zhvendoset për të hënën, në orën 20:30”, thuhet në njoftimin e ligës.

Autoritetet franceze po përgatiten për një tjetër fundjavë protestash në Paris dhe qytete të tjera të vendit, pas përleshjeve dhe akteve të dhunës që shoqëruan demonstratat e javës së kaluar.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka bërë të ditur se rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë do të angazhohen në mbarë vendin gjatë fundjavës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Protestat lidhen me pakënaqësitë për rritjen e kostos së jetesës, ndërsa autoritetet kanë vendosur edhe kufizime të pjesshme të lëvizjes në disa zona të Parisit dhe qyteteve të tjera.

Ndërkohë, ndeshja e NFL-së ndërmjet Pittsburgh Steelers dhe New Orleans Saints, e planifikuar për të dielën në stadiumin “Stade de France”, pritet të zhvillohet sipas orarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telashe për Arteta-n, lëndimi lë jashtë fushe Saka-n mbi 6 javë

Lëndimi i Bukayo Saka është një goditje e madhe për Arsenalin dhe Mikel Arteta-n. Anësori anglez doli nga fusha i lënduar gjatë ndeshjes kundër Bayern...
17:25 | 23/10/2026

Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it

Futbollisti i Egnatias, Edison Ndreca, e ka vlerësuar pozitivisht barazimin 1-1 ndaj Aarhusit në Danimarkë, në kuadër të fazës së ligës së Conference League. Në...
17:15 | 23/10/2026

Borussia Dortmund me aplikacion të ri për tifozët, do t’i shpërblejë nëse nuk përdorin telefonat gjatë ndeshjes

Borussia Dortmundi po ofron fanella të firmosura dhe karta dhuratash për tifozët që përdorin një aplikacion i cili mat se sa shpesh i zhbllokojnë telefonat...
16:48 | 23/10/2026