Kim Kardashian ka vijuar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku është fotografuar së bashku me nënën e saj, Kris Jenner, gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.
Ylli amerikan i reality show-t kishte zgjedhur një fustan të bardhë me dekolte të theksuar, të cilin e kishte kombinuar me këpucë me platformë të lartë. Për ta kompletuar pamjen, ajo kishte mbledhur flokët në një bisht të lartë dhe të lëmuar, shkruan Daily Mail.
Edhe Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një veshje elegante. Ajo kishte zgjedhur një xhaketë rozë nga Chanel, të kombinuar me një veshje në ngjyrë bordo.
Ndërkohë, partneri i Kim Kardashian, piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, nuk e shoqëroi gjatë kësaj daljeje në kryeqytetin italian. Ai ndodhej në Austin të Teksasit, ku po zhvillohej Çmimi i Madh i SHBA-së në Formula 1.
Megjithatë, Kardashian ka folur së fundmi me entuziazëm për lidhjen e tyre. Në një episod të emisionit “The Kardashians”, ajo është shprehur se ndihet shumë e lumtur, duke dhënë një tjetër sinjal për marrëdhënien me pilotin britanik.
Thashethemet për romancën e tyre nisën në shkurt, ndërsa më pas dyshja e bëri publike lidhjen. Që atëherë, Kim është parë në disa gara të Formula 1 në mbështetje të Hamiltonit, ndërsa të dy janë shfaqur së bashku edhe në evente publike.
#KimKardashian #LewisHamilton #KrisJenner #Showbiz #Romë #Formula1 #Modë

