Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e zonave të naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

23 Tetor 2026 | 18:18

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte diskutuar hapjen e zonave të naftës në Detin e Veriut gjatë një bisede me kryeministrin britanik Andy Burnham.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte folur me kryeministrin britanik, Trump u përgjigj: “Po, kam folur”.

“Diskutuam faktin se ata po hapin zonat e naftës në Detin e Veriut dhe kjo do ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar një vend shumë të pasur”, tha ai.

“U kam kërkuar ta bëjnë këtë prej dy vitesh, shtoi më tej.

Deklaratat e Trump vijnë dy ditë pasi qeveria britanike miratoi sërish projektin e diskutueshëm të gazit Jackdaw në Detin e Veriut, pas disa vitesh sfidash ligjore lidhur me ndikimin e tij në klimë.

Sekretarja e Energjisë, Miatta Fahnbulleh, tha të mërkurën se kishte rënë dakord që autoriteti rregullator të jepte lejen për prodhimin e gazit në këtë vendburim, nga i cili pritet të nisë furnizimi me gaz për Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të këtij muaji.

Burnham e kishte mirëpritur vendimin, duke deklaruar se ai do të “mbrojë qindra vende pune dhe do të ndihmojë që miliona shtëpi të qëndrojnë të ngrohta këtë dimër”.

Trump ka argumentuar më herët se shpimet e mëtejshme për naftë në Detin e Veriut do ta shndërronin Mbretërinë e Bashkuar nga një “vend i rrënuar nga varfëria” në një nga vendet më të pasura në botë.

Nisma e tij vjen në një kohë kur Ngushtica e Hormuzit është praktikisht e bllokuar që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Kremlini konfirmoi të premten se është arritur një marrëveshje lokale armëpushimi e ndërmjetësuar nga SHBA-të në lidhje me qytetin Oleshky të kontrolluar nga Rusia dhe...
18:11 | 23/10/2026

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të premten se Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në. “Kanadaja po punon shumë...
17:55 | 23/10/2026

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me përfaqësues të organizatave studentore të premten pasdite për herë të parë që nga fillimi i demonstratave në...
17:46 | 23/10/2026