Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Karakaçi inspekton Postën Nr. 5 në Tiranë: Shërbimet vijojnë pa ndërprerje

    Evakuohet Ambasada e Ukrainës në Uashington, alarm për një objekt të dyshimtë

    Merz ngre alarmin për spiunazhin rus, synohen informacione për instalimet ushtarake në Gjermani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Karakaçi inspekton Postën Nr. 5 në Tiranë: Shërbimet vijojnë pa ndërprerje
    Kryesore

    Karakaçi inspekton Postën Nr. 5 në Tiranë: Shërbimet vijojnë pa ndërprerje

    October 23, 2026

    Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar zyrën postare Nr. 5 në Tiranë, një nga pikat kryesore të shërbimit postar në kryeqytet, ku qytetarët mund të kryejnë një gamë të gjerë veprimesh postare dhe financiare.

    Gjatë vizitës, i shoqëruar nga administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, ministri u njoh me ecurinë e punës dhe shërbimet që ofrohen në këtë zyrë. Pavarësisht situatave të ditëve të fundit dhe dëmtimit të ambienteve, puna ka vijuar normalisht, ndërsa sportelet kanë qëndruar të hapura për qytetarët.

    Administratori i Postës Shqiptare bëri të ditur se institucioni ofron aktualisht 61 shërbime, prej të cilave 19 janë postare dhe 42 financiare. Sipas tij, synimi është zgjerimi i mëtejshëm i shërbimeve, me përfshirjen e shitjes së policave të sigurimit dhe shpërndarjes së pakove nga tregtia elektronike.

    “Posta ka për momentin 61 shërbime, nga të cilat 19 janë postare, 42 janë shërbime financiare. Ne jemi duke shtuar edhe dy-tre shërbime të tjera, të cilat nuk i kemi pasur më përpara”, deklaroi Xhafaj, duke shtuar se së shpejti pritet të firmosen edhe kontratat për shpërndarjen e pakove që vijnë kryesisht nga Kina.

    Zyra postare Nr. 5 ofron shërbime edhe gjatë fundjavës, me qëllim që të jetë sa më pranë nevojave të qytetarëve.

    Gjatë vizitës, ministri Karakaçi shprehu mirënjohjen për punonjësit e kësaj zyre, veçanërisht për përkushtimin e treguar gjatë ditëve të fundit, kur puna është përballur me vështirësi.

    “Vizita ime ishte për t’ju thënë të gjitha zonjave dhe grave që punojnë këtu, faleminderit për përkushtimin që bëjnë çdo ditë të vitit, por edhe sigurisht edhe në një moment pak jo të këndshëm që e bënte pak më sfiduese”, u shpreh ministri.

    Karakaçi theksoi se Posta Shqiptare është një prej institucioneve më të vjetra dhe më të konsoliduara në vend, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të shërbimeve edhe në situata të vështira.

    “Është shumë e rëndësishme të jepet mesazhi që shërbimet vazhdojnë, nuk ndalohen. Patjetër që ne kemi qenë të hapur dhe vazhdojmë të jemi të hapur në çdo ditë edhe me oraret e përcaktuara. Jemi përsëri këtu për dhënien e të gjitha shërbimeve, marrjen e pensioneve, pagesave të faturave, pagesave të gjobave, apo çdo element tjetër”, deklaroi Karakaçi.

    Karakaçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Karakaçi inspekton Postën Nr. 5 në Tiranë: Shërbimet vijojnë pa ndërprerje

    October 23, 2026

    Evakuohet Ambasada e Ukrainës në Uashington, alarm për një objekt të dyshimtë

    October 23, 2026

    Merz ngre alarmin për spiunazhin rus, synohen informacione për instalimet ushtarake në Gjermani

    October 23, 2026

    Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë, fustani i bardhë tërheq vëmendjen

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.