Avokati Dorian Matlija njofton se një grup vullnetar avokatësh e qytetarësh do ndjekë deri në fund të githjë zinxhirin drejtues dhe efektivët e policisë që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve që prej nisjes së protestave më 13 tetor.
Ai shkruan se ata nuk do ndalen derisa secili prej tyre të dalë para drejëtsisë.
“Nje grup vullnetar avokatesh dhe qytetaresh eshte i vendosur per te mos lene pa ndeshkuar te gjithe zinxhirin e policise qe ushtroi dhune qe nga 13 tetori. Lajmi i sotem eshte kallezimi ndaj Hites dhe shefave politike te tij. Kallezimet individuale po vazhdojne nderkohe te dorezohen ndaj cilitdo rast shkelje ligji. Nje grup vullnetar avokatesh dhe qytetaresh kemi vendosur te mos e leme kete nisme me kaq, derisa cdo polic qe eshte sjelle si kriminel te dale para gjyqit.” – shkruan Matlija në Facebook.