Dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve shtetërore të niveleve administrative kanë qenë të menjëhershme, por kjo nuk do të thotë se ata do të largohen automatikisht nga postet që mbajnë.
Ultimatumi i dhënë nga Rama në kulmin e protestave ishte ndërkaq edhe një përpjekje për të krijuar çarje të vëmendjes për kërkesat e protestës për dorëheqjen e Ramës.
Në fakt drejtuesit do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në momentin kur dorëheqjet e tyre të vlerësohen. Në këtë proces do të shqyrtohet performanca e secilit drejtues dhe rezultatet e punës së tij.
Në rastet kur vlerësimi do të jetë pozitiv, drejtuesit mund të vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ndërsa për ata që nuk do të marrin një vlerësim të kënaqshëm, pritet të emërohen drejtues të rinj në institucionet përkatëse.
Për pozicionet që do të mbeten vakante pas këtij procesi, emërimet e reja mund të bëhen përmes një gare, një sistemi pikëzimi ose nëpërmjet një formulari aplikimi, i cili do të shërbejë për të vlerësuar nëse kandidatët plotësojnë kriteret për të drejtuar një institucion të caktuar.
Duket se procesi i vlerësimit ka qenë i papërgaditur për tu zhvilluar këto ditë dhe jo nëpërmjet dorëheqjeve të revokueshme, një fazë e panevojshme përgjatë procesit të vlerësimit.
Urdhëri për dorëheqje u bë për përfitim politik, një ditë para protrstës së madhe e cila bashkon opozitën. a.b





