Dy persona të armatosur hapën zjarr gjatë një funerali të krishterë në Jordani, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur 28 të tjerë të premten, njoftoi një zëdhënës i qeverisë jordaneze.
Sulmuesit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, dyshohet se mbërritën me një automjet dhe qëlluan për disa minuta drejt personave të pranishëm në funeral, përpara se të largoheshin me të njëjtën makinë, shkruan Fox.
Zëdhënësi i qeverisë, Mohammad al-Momani, e cilësoi sulmin si “të urryer” dhe tha se forcat e sigurisë ishin dërguar në vendngjarje. Sulmi ndodhi në provincën e Karakut, në Jordaninë qendrore, një zonë me një komunitet të konsiderueshëm të krishterë. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja është nën hetim.