Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Pamje të rënda, momenti i vrasjes së dy vëllezërve në Bathore nga ushtaraku

20:25, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamjet e rënda të vrasjes me armë zjarri të dy vëllezërve në Kamëz tregojnë momentet e konfliktit mes dy familjeve fqinje, që përfundoi në tragjedi me dy viktima dhe një person të plagosur.

Në videon e siguruar nga gazetari Elton Qyno dëgjohen fillimisht zhurmat e përplasjes mes palëve dhe më pas të shtënat me armë zjarri, që u morën jetën Selam dhe Nazmi Islamajt, ndërsa Shefqet Islamaj mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, konflikti mes palëve nisi për motive të dobëta, për shkak të kalimit të një betoniereje që do të kryente punime në banesën e vëllezërve Islamaj. Betoniereja shihet edhe në pamjet filmike, e ndaluar në rrugë.

Në dëshminë e dhënë pas ngjarjes, autori i dyshuar, Manzi, është shprehur i penduar për krimin, ndërsa në gjykatë nuk ka folur, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Përmes avokatit të tij, Manzi ka pretenduar se para vrasjes, tre vëllezërit Islamaj e kishin dhunuar atë, motrën dhe nënën e tij, duke përdorur sende të forta dhe leva.

Sipas versionit të paraqitur nga mbrojtja, pas kësaj përplasjeje ai ka marrë armën dhe ka qëlluar, në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikike.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore do të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco