Artistja kosovare Rinesancë është ndarë nga jeta në moshë të re. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e saj, të cilët kanë ndarë një mesazh prekës për humbjen e të afërmes së tyre.
“ Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, shkruajnë familjarët në njoftimin e tyre.
Ata bëjnë të ditur se detajet për ceremoninë mortore do të njoftohen në një moment të mëvonshëm, për shkak se familjarët ndodhen larg.
Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me ndarjen e saj nga jeta.

