Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, Apeli i refuzon lirinë

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, Apeli i refuzon lirinë

21:00, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, pronar i kështjellës në Berneuil-en-Bray, do të qëndrojë në burg në Francë, pasi gjykata në Amiens rrëzoi kërkesën e tij për lirim.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare në kuadër të një çështjeje që lidhet me tenderat publikë.

Sipas gazetës franceze Courrier Picard, Beqiri u paraqit të premten, më 23 tetor 2026, në Gjykatën e Apelit në Amiens, ku iu komunikua vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim.

Biznesmeni shqiptar do të qëndrojë në paraburgim, ndërsa drejtësia franceze shqyrton nëse do të pranojë kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Beqiri u arrestua në fund të korrikut në Méaulte, pranë Albertit, pasi kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Të premten, dhoma hetimore e gjykatës në Amiens shqyrtoi edhe çështjen në themel të kërkesës për ekstradim.

Vendimi do të përcaktojë nëse biznesmeni do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Beqiri, pronar i kështjellës së Berneuil-en-Bray në departamentin francez Oise, ishte arrestuar në fund të korrikut në Méaulte, pranë Albertit, pasi kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare në lidhje me një hetim për kontrata publike, ndërsa procedura e ekstradimit vijon përpara autoriteteve gjyqësore franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco