Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama dje dhe sot/ 13 vite më parë i premtonte shqiptarëve liri, sot u dhunon me shkopinj gome

21:04, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Rama Dje dhe Rama Sot’ është  një kolazh i deklaratave të kryeministrit Edi Rama që në 2013, premtimet me të cilat erdhi në pushtet, propaganda nëpër mitingje dhe çfarë ndodh sot.

Imagjinoni pak, disa nga fëmijët e atëhershëm, që vraponin bashkë me prindërit për të bërë një foto me kryeministrin e ardshëm, sot po provojnë dhimbjen e shkopit dhe plumbave të gomës dhuratë nga Xhaxhi Edi.

Sot në shesh na kanë nxjerrë studentët, të cilët kërkojnë ndryshim të kushteve mësimore dhe lehtësi për çdo të ri që ka statusin e studentit. Por mbi të gjitha për një liri të premtuar nga vetë kryeministri të cilin 13 vite më parë, prindërit e tyre e kishin votuar.

Si baba Vanga e Surrelit, Rama kishte parashikuar dhe injorancën parlamentare të kohës së tij, por dhe një polici shtetit që shqiptarët nuk e kishin parë asnjëherë të dhunojë studentët dhe të miturit me shkop gome, plumb gome, ujë apo gaz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco