Kongresmeni demokrat Jim McGovern i ka kërkuar kryeministrit Rama që të ndalojë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë.
Ai shkruan në X se qytetarët dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre.
“Po i ndjek me shqetësim protestat në përshkallëzim në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria e tyre nuk u përgjigjet nevojave të publikut. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Qeveria duhet të ndalojë dhunën ndaj protestuesve, të mbrojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e njerëzve.”
McGovern i shtohet listës së Senatorëve e Kongresmenëve amerikanë që kanë dënuar dhunën policore ndaj protestuesve.

