Meta i ka rikthyer llogarinë në Facebook deputetes së PS-së Elisa Spiropali.
Llogaria ishte bllokuar disa ditë më parë ndërsa ishte vetë Spiropali që njoftoi ndjekësit që t’i shkruanin në Instagram.
Bllokimi i llogarisë erdhi mes protestave disaditore të forta kundër qerverisë Rama dhe qëndrimeve të hapura të ish-ministres së Jashtme kundër kryeminisrit Rama.
“Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë. Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë.” – shkruan Spiropali në Facebook.