Këngëtarja Ronela Hajati ka dhënë sinjale se mund të jetë në një lidhje dashurie, gjatë një interviste në emisionin “Live me Luizin”, ku një përgjigje e saj ngjalli menjëherë dyshime për identitetin dhe vendndodhjen e partnerit të mundshëm.
Gjatë një loje me pyetje të shpejta, ku duhej të vlerësonte djemtë sipas situatave të ndryshme në çift, Ronela u pyet nga Luiz Ejlli se si do të reagonte nëse partneri do t’i dërgonte mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” në orën 14:00.
Përgjigjja e këngëtares tërhoqi vëmendjen: “Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”.
Reagimi i Luizit ishte i menjëhershëm, duke lënë të kuptohej se personi për të cilin po fliste Ronela mund të ndodhej në një zonë tjetër kohore, konkretisht në Amerikën e Veriut.
“Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA”, tha ai, duke shtuar dyshimet se këngëtarja mund të jetë duke përjetuar një lidhje në distancë.
Gjatë lojës, Ronela foli edhe për besimin në çift, duke u shprehur se nuk do ta kishte problem nëse partneri do t’i kërkonte fjalëkalimin e Instagramit. Ajo vlerësoi gjithashtu një burrë që ndihet krenar për partneren e tij dhe nuk e sheh me xhelozi vëmendjen që ajo merr në rrjetet sociale.
Në një tjetër situatë, kur Luizi e pyeti për një partner që e bllokon në rrjetet sociale pas debateve, këngëtarja u përgjigj me humor: “Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim”.
Ronela tregoi se nuk do ta kishte problem të paguante në restorant edhe nëse partneri do të harronte portofolin, ndërsa për lulet pa ndonjë arsye të veçantë tha se ato do t’ia rrisnin vlerësimin.
Pavarësisht batutave dhe përgjigjeve që nxitën kuriozitet, këngëtarja nuk bëri të ditur emrin e personit që mund të jetë në jetën e saj private. Për momentin, mundësia e një lidhjeje në distancë mbetet një aludim i ngritur nga biseda në studio, pa një konfirmim të drejtpërdrejtë nga Ronela.

