“Të ndalohen protestuesit në trena dhe aeroporte?” Basha: Janë të organizuar si në vendet e tjera…

23 Tetor 2026 | 22:05

Eksperti i sigurisë, Faik Basha i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana ka folur lidhur me protestën studentore. Basha theksoi se nuk është e ndaluar për të protestuar por theksoi se dhuna është shkelje.

Ai theksoi se Kodi Penal parashikojnë qartë se kushdo që shkel ligjin dhe kryen vepra penale, si vjedhja apo dëmtimi i pronës, mban përgjegjësi ligjore.

“Ju thoni jemi pjesë e revolucionit dhe revolucioni me hir e me pahir do ta kryejë misionin dhe thoni ka dhe protesta të dhunshme. Ka dhe njerëz që djegin, ka dhe njerëz që shkatërrojnë. Ju a i inkurajoni këto njerëz të cilët shkatërrojnë qytetin, pasurinë publike, vjedhin dyqanet, djegin bankat.

Protesta po, jo dhuna, jo maska. Pyetja tjetër është kjo. A e keni dëgjuar ndonjëherë kryeministrin ju që ka thënë protestat në Shqipëri janë të ndaluara? Po e tha pra, Kryeministri po shkove dhe po dhunove thotë që disa nga të drejtat mund të hiqen.

Në Republikën e Shqipërisë ka një kod penal që thotë nëse vjedh bën burg. As më pak as më shumë s’ka thënë kryeministri. Pra ka thënë dilni protestoni, ngreni shqetësimet. Madje ka thënë hajde dhe t’i dëgjoj dhe unë, hajde të diskutojmë dhe të shikojmë kush është më e mira.

Ka një angazhim i të gjithë vendeve, të gjithë vendeve që janë prekur nga ky sulm. Pra që Italia, Belgjika, Gjermania, Italia, Italia, India. Në vendet europiane, ka një koordinim të përbashkët sepse është cilësuar dhe mendoj që po cilësohet një sulm ndaj këtyre vendeve i cili po bëhet dhunë të organizuar.

Ajo që ndodhi tre ditë e para në Shqipëri, në Itali dhe në Francë, vazhdon të digjet, të vidhet, të shkatërrohet dhe kjo është cilësuar si një sulm i brendshëm”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më ndihmo t’i denoncojmë rastet kur ka korrupsion në mjekësi”, Deputeti i PS i përgjigjet studentes

Deputeti i PS, Adi Qose i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën studentore....
21:41 | 23/10/2026

“Po sëmuremi!” Studentja e Mjekësisë tregon kushtet në universitet: Pikon çatia, nuk kemi as laboratorë

Emisioni Review në Euronews me Greta Topjanën këtë të premte kishte si temë protestën studentore, e cila po zhvillohet prej ditësh në Tiranë. Një nga...
21:39 | 23/10/2026

Pedagogu Kume: Të rinjtë protestojnë për mungesën e meritokracisë, ja pse mjekët largohen nga vendi

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, pedagogu Andon Kume, duke folur për arsyet që i kanë ngritur studentët në protestë, tha se një nga...
21:35 | 23/10/2026