Mbështetja për misionin në Gaza, Shqipëria firmos marrëveshje me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit

23 Tetor 2026 | 22:35

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, e cila parashikon përfshirjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Shqipëria do të ofrojë mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve të misionit në Gaza. Kontributi i saj i shtohet atyre të Marokut dhe Kosovës dhe do të jetë thelbësor për përshpejtimin e misionit të përgjithshëm, me synim përparimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, shtetit të së drejtës dhe rindërtimit.

“Një marrëveshje e rëndësishme midis Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Shqipërisë, e cila ofron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë, si dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve për misionin në Gaza.

Kontributet e Shqipërisë u shtohen atyre të Marokut dhe Kosovës, dhe do të jenë thelbësore për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit”, shkruhet në postimi në “X” të Bordit të Paqes.

Në ceremoninë e zhvilluar më 21 tetor morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, shefi i Mbrojtjes, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit Jasper Jeffers, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale, kolonel Ajet Jata si dhe përfaqësues të Grupit të Punës për Gazën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të ndalohen protestuesit në trena dhe aeroporte?” Basha: Janë të organizuar si në vendet e tjera…

Eksperti i sigurisë, Faik Basha i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana ka folur lidhur me protestën studentore. Basha theksoi se...
22:05 | 23/10/2026

“Më ndihmo t’i denoncojmë rastet kur ka korrupsion në mjekësi”, Deputeti i PS i përgjigjet studentes

Deputeti i PS, Adi Qose i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën studentore....
21:41 | 23/10/2026

“Po sëmuremi!” Studentja e Mjekësisë tregon kushtet në universitet: Pikon çatia, nuk kemi as laboratorë

Emisioni Review në Euronews me Greta Topjanën këtë të premte kishte si temë protestën studentore, e cila po zhvillohet prej ditësh në Tiranë. Një nga...
21:39 | 23/10/2026