Arben Fetoshi, Drejtori i Institutit Octopus dhe hulumtuesi Gjon Culaj, në një analizë të tyre kanë thënë se Kosova vazhdon të përdoret për mobilizimin e elektoratit në Serbi, ndërsa pushteti dhe një pjesë e opozitës ndajnë qëndrime të ngjashme nacionaliste ndaj saj.
Autorët e kanë cilësuar deklaratën e Ivica Daçiqit për flamurin serb mbi Prizren si kërcënim ndaj Kosovës dhe pengesë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas tyre, edhe një pjesë e opozitës dhe Lista Studentore mbështeten në narrativa që mohojnë pavarësinë e Kosovës dhe ruajnë orientimin drejt Rusisë.
Për këtë arsye, largimi i Vuçiqit nga pushteti nuk garanton ndryshim të politikës ndaj Kosovës.
Fetoshi dhe Culaj kërkojnë që BE-ja të zbatojë standarde të njëjta ndaj palëve dhe ta kushtëzojë Serbinë me përmbushjen e detyrimeve, duke përcaktuar pasoja për moszbatimin e tyre.