Ronela Hajati tregon fitimin më të madh nga një këngë: “Sekret” i solli 30-40 mijë dollarë

Këngëtarja Ronela Hajati ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për jetën personale, karrierën dhe situatën në Shqipëri gjatë këtyre ditëve.

Gjatë intervistës, Luiz Ejlli e pyeti edhe për të ardhurat që ajo ka siguruar nga këngët e saj.

Të lidhura

None found

Kur u pyet se cila kishte qenë shuma më e madhe e marrë nga YouTube për një këngë, Ronela përmendi “Sekret”, këngën e Eurovisionit.

Ejlli këmbënguli për të mësuar shifrën, duke theksuar se shqiptarët janë të interesuar ta dinë atë. Hajati sqaroi se kënga i ka sjellë 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify.

Artistja shtoi se, në krahasim me shumat e siguruara nga këngë të tjera shqiptare, kjo vlerë është qesharake.

Më pas, Luizi e pyeti se sa kishte shpenzuar për pjesëmarrjen në Eurovision. Ronela u përgjigj: 30-40 mijë.

“Ti paske dalë me borxhe”, ishte reagimi i Luiz Ejllit.


Shtuar më 24.10.2026 07:30

Quantcast