Dita e 12-të! Sot thirrje për protestë kombëtare, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, në ditën e 12-të të protestës në Tiranë, e cila është paralajmëruar si një tubim kombëtar.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka treguar se para godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa jastëkë rreth një tavoline prej betoni, ku janë lënë letra me fjalën “Dialog”.
VIDEO- Rama thirrje për dialog
Kjo është dita e pestë radhazi që kreu i qeverisë përdor këtë simbolikë për t’u bërë thirrje protestuesve që të ulen në bisedime.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit nuk e kanë pranuar ftesën e kryeministrit për dialog.
Protesta vijon në Tiranë, ndërsa tubimi i sotëm është paralajmëruar si një protestë kombëtare.
/vizionplus.tv




