Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ndërtesën historike “Foleja e Shqiponjës”, e njohur për lidhjet e saj me Adolf Hitlerin dhe regjimin nazist, në Alpet Bavareze të Gjermanisë. Ngjarja ka shkaktuar mobilizimin e rreth 200 zjarrfikësve dhe punonjësve të emergjencës, ndërsa policia ka ndaluar një person të dyshuar për përfshirje në incident.
Flakët shpërthyen mbrëmjen e së premtes, më 23 tetor, në ndërtesën Kehlsteinhaus, në zonën e Berchtesgadenit. Sipas autoriteteve gjermane, ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 21:52 dhe u përballën me një zjarr të madh që kishte përfshirë objektin. Policia bavareze njoftoi të shtunën se një person u ndalua pranë vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet po përqendrohen në mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme. Ende nuk janë bërë të ditura motivet e mundshme të incidentit.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha që përfshijnë ndërtesën historike, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të vënë situatën nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
🇩🇪 Fire engulfs the Kehlsteinhaus, the "Eagle’s Nest," above Berchtesgaden in Bavaria. Police suspect arson, and a motorcyclist was detained near the scene. No injuries reported.
Bavarian police said the first responders arrived at 9:52 p.m. Friday and found a major fire at the building, which sits at 1,834 meters on the Obersalzberg. Initial findings indicate no one was inside, and no injuries are expected. Firefighting continued past midnight, hampered by the remote mountain access.
A Berchtesgaden police spokesperson told Bild that arson is suspected and that a motorcyclist who met officers on their way to the scene was arrested. Police have not officially stated the cause or said the man is the culprit.
The extent of the damage is not yet known. The Kehlsteinhaus, built for Nazi leaders and given to Hitler for his 50th birthday, is now a restaurant and tourist attraction, and it was not open to visitors at the time.
Sources: Bavarian police (Polizeipräsidium Oberbayern Süd), Bild, Der Spiegel, t-online
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 24, 2026
“Foleja e Shqiponjës” u ndërtua në vitin 1938, në një lartësi të madhe në Alpet Bavareze, dhe përdorej si vend pritjeje për zyrtarët e lartë të regjimit nazist dhe mysafirët e tyre, përfshirë Adolf Hitlerin. Ndërtesa nuk duhet ngatërruar me Berghofin, rezidencën malore të Hitlerit, e cila ndodhej gjithashtu në rajonin e Berchtesgadenit.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kehlsteinhaus u ruajt si objekt historik dhe sot është në pronësi të shtetit të Bavarisë, duke qenë një nga atraksionet më të njohura turistike të rajonit. Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nëse personi i ndaluar ka pasur rol në shpërthimin e tij.
