Ingrit Gjoni përlotet teksa kujton motrën: Shpirti im është në zi, do të kërcej vetëm kur të martoj djalin

Këngëtarja Ingrit Gjoni ishte e ftuara e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e motrës së saj.

Me emocione të forta, ajo pranoi se e ka të vështirë të flasë për këtë temë. Gjoni tregoi se të trija motrat kanë qenë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, si “tre pika uji”, por shtoi se vullnetit të Zotit nuk mund t’i dalin përpara.

Të lidhura

None found

Kanë kaluar tre vite nga ndarja e motrës së saj nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë. Sipas këngëtares, që prej atij momenti, gjithçka në botën e saj ka ndryshuar.

Gjoni rrëfeu se dhimbja ia ka djegur shpirtin, ndërsa mbështetja e publikut ka qenë e rëndësishme për të. Ajo u rikthye në koncerte vetëm katër muaj pas humbjes, duke e përshkruar atë periudhë si një bombë të madhe.

Këngëtarja tha se vetëm pasi të martojë djalin mund të ngrihet për të kërcyer, pasi shpirti i saj vazhdon të jetë në zi. Megjithatë, ajo theksoi se është një grua e fortë dhe se kishte punuar me veten përpara se të vinte në emision, pasi nuk dëshironte të prekej emocionalisht. Në përfundim, Gjoni e cilësoi motrën si një thesar për familjen e tyre.


Shtuar më 24.10.2026 08:32

Quantcast