Në ditën e 12-të të protestës, Rama sërish kërkon dialog
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama sot më 24 tetor, kur është paralajmëruar një protestë masive në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës sërish kërkon dialog.
Rama përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka vendosur letra me mbishkrimin ‘dialog’.
Ai për disa ditë me radhë po vepron me të njëjtën praktikë, duke kërkuar dialog, gjersa po refuzohet nga studentët.
Protesta në Shqipëri po hyn në ditën e 12-të, shoqëruar ditët e kaluara me përleshje mes policisë dhe studentëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























