Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, i ka ftuar sërish në dialog studentët që prej ditësh protestojnë kundër tij dhe qeverisë.
Ndryshe nga ditët e tjera, kur para Kryeministrisë ishin vendosur karrige për të zhvilluar një takim me protestuesit, këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’i ftuar të rinjtë në bisedime.
Të lidhura
None found
Siç shihet edhe në pamje, Rama ka improvizuar një sofër të gurtë, ndërsa në tokë janë vendosur shilte ku mund të ulen studentët.
Edhe sot, si në ditët e mëparshme, kryeministri u bën thirrje studentëve për dialog, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.





