Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)

24 Tetor 2026 | 08:44

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve të qarkullimit në disa akse rrugore. Prezenca e mjegullës është më e theksuar në rrugët nacionale Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të uljes së dukshmërisë.

Policia u bën apel shoferëve të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë nga mjetet e tjera dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes në mjegull.

 Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe parakalimet e gabuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tavolinë prej guri dhe shilte para Kryeministrisë, Rama fton sërish studentët për dialog

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas një videoje të shpërndarë në...
08:36 | 24/10/2026

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit

Këtë të shtunë do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më...
08:27 | 24/10/2026

Mbështetja për misionin në Gaza, Shqipëria firmos marrëveshje me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, e cila parashikon përfshirjen...
22:35 | 23/10/2026