Sot protesta kombëtare e PD-së, mbi 400 demokratë nga Vlora, Selenica e Himara nisen drejt Tiranës

24 Tetor 2026 | 09:07

Do të zhvillohet këtë të shtunë protesta kombëtare e PD-së, e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në shenjë solidariteti me studentët.

Sipas informacioneve nga dega e Partisë Demokratike Vlorë, rreth 330 persona janë regjistruar më parë në seli, të cilët do të marrin pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Partia Demokratike në Tiranë.

Gjithashtu, do të ketë dhe rreth 80-100 persona të tjerë që nisen nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë. Informacione të sigurta nga PD Vlorë bëjnë me dije se nuk ka organizim të mirëfilltë, por vetëm nisje drejt kryeqytetit për protestë me makina personale. Praktikisht, kush ka dëshirë të marrë pjesë në protestë regjistrohet më parë në degë dhe më pas niset drejt Tiranës.

Për ata që nuk kanë pasur mjete personale, është bërë organizimi me mjete të tjera të të regjistruarve më parë në degë. Ndërkohë, referuar shifrave, janë në rritje në këtë protestë me rreth 100 persona, rritje kjo që vjen nga dega Vlorë, në krahasim me protestat e mëparshme.

Risi është fakti që këtë radhë janë regjistruar për në protestë edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit. Si orar për t’u nisur nga Vlora është lënë ora 7-8 e mëngjesit të kësaj të shtune. Pritet që një pjesë e konsiderueshme e tyre të marrin pjesë më pas edhe në protestën e studentëve që do të zhvillohet në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të...
08:49 | 24/10/2026

Mjegulla përfshin juglindjen, policia apel shoferëve për kujdes në rrugë (VIDEO)

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, ndërsa ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve të qarkullimit në disa akse rrugore. Prezenca e mjegullës është...
08:44 | 24/10/2026

Tavolinë prej guri para Kryeministrisë, Rama fton sërish studentët për dialog

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas një videoje të shpërndarë në...
08:36 | 24/10/2026