Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’u bërë thirrje studentëve protestues që të ulen në dialog.
Pas karrigeve dhe stolave prej betoni të vendosur ditët e fundit para Kryeministrisë, këtë herë ai ka improvizuar një tavolinë guri, të rrethuar me jastëkë.
Tre ditë më parë, Rama vendosi disa karrige dhe ulëse betoni përpara godinës së Kryeministrisë, duke ftuar studentët për dialog.
Protestuesit e refuzuan ftesën dhe i larguan ulëset, duke i hedhur në shkallët e institucionit.
Ndërsa sot, më 24 tetor, në ditën e protestës kombëtare të studentëve, kryeministri ka vendosur tavolinën e gurit dhe jastëkët përreth saj.
Ndryshe nga herët e mëparshme, këtë herë nuk ka shoqëruar vendosjen e tyre me ndonjë mesazh tjetër publik.












